Zjarri shkrumbon shtëpitë, reperi i famshëm dhuron 500 mijë dollarë për Kaliforninë

Një zjarr i madh në Kaliforni ka djegur shumë ndërtesa dhe ka bërë banorët që të largohen me shpejtësi për të mbijetuar. Reperi i famshëm, Kanye West po jep një kontribut gjigant për të gjithë meshkujt dhe femrat që vunë jetën e tyre në rrezik për të luftuar me flakët. Sipas TMZ, bashkëshortja e Kanye ka folur me moderatoren Ellen dhe i ka treguar shumën e parave që do dhurojë reperi. Kim ka zbuluar se ai ka folur me kompaninë e tij Adidas për firmën e tij Yeezy që të marrë të gjitha përfitimet, të cilat arrijnë në 500 mijë dollarë. Të gjitha do ti dhurohen familjeve që janë prekur nga zjarri. Burime pranë tyre tregojnë se Kim Kardashian do shfaqet në një emision televiziv për të dhuruar disa para, të cilat vijnë nga të ardhurat e kompanisë së saj kozmetike. Thuhet se blogerja do dhurojë 200 mijë dollarë në Fondacionin e Bamirësisë që është krijuar për këto familje.