Presidentja Kitaroviç: Arbanasit janë sinonimi i besnikërisë ndaj Kroacisë

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grobar Kitaroviç gjatë takimit që zhvilloi me Presidentin Ilir Meta në komunitetin e arbanasve në Zarë të Kroacisë, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta. Presidentja kroate u shpreh se komuniteti i shqiptarëve në Koraci dëshmon është një lidhje e përhershme mes dy vendeve.

Takimi mes dy presidenteve u zhvillua në qytezën Arbanas ku jeton komuniteti shqiptar. Në fjalën e saj, Presidentja korate vlerësoi faktin se komuniteti i shqiptarëve (arbanas) në historinë e Kroacisë i ka qëndruar besnik kombit kroat edhe në momentet më të vështira.

“Megjithëse ata ruanin identitetin e tyre, emri i Arbanas shpejt u bë sinonim i besnikërisë së pakompromis ndaj atdheut kroat dhe besimit katolik”,- tha ndër të tjera presidentja kroate.

Ajo gjithashtu theksoi se arbanasit kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin dhe mbrojtjen e Kroacisë. “Krenarë për traditën dhe origjinën e tyre dhe krejtësisht të rrënjosura në identitetin kroat, Arbanasit mbeten një lidhje e përhershme midis popullit kroat dhe atij shqiptar”, tha Presidentja kroate.