“Frikësohet” i dashuri i Jennifer Lopez: Shpresoj që të mos më nxjerrë jashtë

Jennifer Lopez, left, kisses Alex Rodriguez, right, for the kiss cam as they sit courtside at an NCAA college basketball game between against Miami and Duke, Monday, Jan. 15, 2018, in Coral Gables, Fla. (AP Photo/Lynne Sladky) ORG XMIT: FLLS119

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë padyshim çifti më i bukur në botën rozë. Ata kanë dy vite që shijojnë lidhjen e dashurisë dhe publikojnë shpesh fotografi romantike në rrjete sociale. Sportisti Alex ka zbuluar se shpërngulja në shtëpinë e të dashurës e ka frikësuar. I ftuar në emisionin e Piers Morgan, 43-vjeçari tha se Jennifer mund ta nxjerrë jashtë një ditë. Moderatori i tha: “Jennifer është femër e përsosur dhe duhet të jesh i lumtur që sheh fytyrën e saj çdo mëngjes. Thua ndonjëherë me veten se si je kaq me fat?” Alex Rodriguez iu përgjigj duke qeshur: “Shpresoj që ajo të mos zgjohet ndonjë ditë e të thotë, “Dakort, tani erdhi koha të dalësh jashtë”. Alex ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Hollywood Hills me 4 dhoma, 4 tualete për 6.5 milionë dollarë. Tashmë ai jeton në apartamentin luksoz të Jennifer Lopez në Nju Jork, vlera e të cilit arrin në 15.3 milionë dollarë.