Brukseli rrëzon draft buxhetin 2019 aprovuar nga qeveria italiane

Brukseli ka rrëzuar përfundimisht draft buxhetin për vitin 2019 aprovuar nga qeveria italiane duke vendosur nisjen e një procedure masash ndaj Italisë për defiçit të tepërt.

Komisioni Europian ka marrë sot vendimin e  mos pranimit të këtij draft buxheti me motivimin se Italia po shkel rregullat e Paktit të Stabilitetit aprovuar nga të gjitha vendet anëtare.

Sipas Komisionit Europian, Italia nuk ka respektuar kriterin e borxhit publik dhe pas kërkesës së bërë pak javë më parë nga ky komision për rishikimin e draft buxhetit.

Më 13 nëntor qeveria Conte dorëzoi në Komsionin Europian draft buxhetit me premtimin se do të ruajnë të palëvizuar raportin borxh publik, PPB.

“Jemi të bindur në mavorën tonë ekonomike, është komenti i parë i bërë nga kryeministri Conte.  Asnjë hap pas. Do të flas me Juncker”, ka thënë ai.

Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka ironizuar me fjalët se letra e Brukselit si ajo e plakut të vitit të ri.

Ndërkoë një amalizë negative ndaj reformës ekonimike të qeverisë Conte ka ardhur dhe nga OSBE.

Sipas Raportit mbi parashikimet globale të OSBE, Italia ka një rritje të ulët të zhvillimit ekonomik e një borxh publik gjithnjë e në rritje.

Sipas ekspertëve të OSBE për vitin 2019 e 2020 rritja ekonomike në Itali do të ndal në 0,9 % , shifër kjo mjaft e ulët në krahasim me koeficientin 1.5%-1.6%  parashikuar nga qeveria Conte.

Sipas OSBE “borxhi i lartë e niveli i ulët i prodhimit në Itali, si dhe politika fiskale ekspansive e qeverisë, rrezikon të  mbajë në të njëjtin nivel, madje dhe të rrisë rreziqet e  borxhit sovran.”