Zhduket peshkatari në Pogradec

Një peshkatar është zhdukur pa asnjë shenjë.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, kur që në mëngjes peshkatari ka dalë me varkë në liqen, por familjarët kanë humbur kontaktet me të.

Ata kanë bërë denoncimin në polici.

Deri më tani kërkimet nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Njoftimi i policisë

Shtetasi D.M, rreth 58 vjeç, banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, mëngjesin e sotëm, ka dalë për të peshkuar në liqen dhe nuk është kthyer në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ndodhen në vendngjarje ku po kryen kërkime, me qëllim gjetjen e tij.