Vettingu në politikë, Gjosha: Kërkesa e opozitës e miratuar në Kushtetutë

Vettingu në politikë mbetet një nga çështjet më të mprehta të ballafaqimit të opozitës me qeverinë. Opozita vazhdon prej 3 muajsh  bojkotin e parlamentit duke vënë si kusht për rikthim aty, pikërisht miratimin e vettingut të politikanëve. Për këtë, opozita ka propozuar disa ndryshime në kushtetute. Parlamenti ka nisur shqyrtimin, duke i kërkuar një opinion komisionit te Venecias, për të verifikuar përputhshmerine e propozimit me kushtetutën.

 

Në Tiranë këto ditë ka qëndruar një delegacion i Venecias për të mbledhur fakte e opinion rreth kësaj çështje të mprehtë që i mban PD-në dhe LSI-në jashtë parlamentit. Opinioni  i komisionit të Venecias pritet brenda muajit dhjetor.

 

Për të diskutuar më dhumë në lidhje me këtë çështje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, deputetja e LSI-së, ish-ministre për Integrimin Europian Klajda Gjosha, është shprehur se ato si opozitë nuk janë kundër futjes së Komisionit të Venecias në këtë nismë, por sipas saj Venecia e ka dhënë njërë përgjigjen e saj dhe se ato besojnë se dhe këtë herë do të jetë e njëjta përgjigje.

 

Më poshtë intervista e plotë e deputetes Gjosha të dhënë për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus.

 

Cili është opinioni juaj për misionin e Venecias në Tiranë, çfarë përshtypje keni krijuar?

 

Ne kemi pasur një takim me komisionin e Venecias, përfaqësues shumë të nderuar ata eksprertë të cilët janë marrë me ndryshimet kushtetuese dhe të Reformës në drejtësi, apo në procesin e vettingut për gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Në këtë bisedë ato kanë dashur të kuptojnë se cila është arsyeja se pse kërkohet vettingu në politike, opozita ka qenë shumë e qartë kur ka folur për këtë proces dhe pse tashmë është vendosur dhe kusht para kthimit tonë në Kuvend. Se përsa kohë në vendin tonë ka shumë emra që qarkullojnë që dalin nëpër përgjime sepse ka dhe fakte për shumë e shumë përfaqësues të lartë të PS apo të politikës shqiptare në nivel lokal dhe qendror, për pushtetar të lidhur me krimin besoj se momenti që ashtu siç ne i kemi kërkuar dhe i kemi vendosur para një llogaridhënie gjykatësit dhe prokurorët që më pas do të kenë në dorë të gjithë pjesën tjetër të administratës, dhe te institucioneve është mirë që dhe politika të kalojë në këtë filtër. Është një kërkesë që nuk vjen vetëm nga opozita por edhe nga qytetarët shqiptarë.

 

Opozita ka lënë të nënkuptohet se nuk e ka mirëpritur, futjen në lojë të Komisionit të Venecia, si mendoni?

 

Jo aspak nuk është çështje mirpritje, por është çështja se komisioni i Venecias është shprehur një herë, pra ajo çfarë opozita kërkon për vetingun e politikanëve është e njëjta gjë ajo që tashmë është miratuar në Kushtetutën e Shqipërisë, me vendim apo me rekomandim edhe të Komisionit të Venecias që është pikërisht ligji që ne e kemi miratuar për vettingun e prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Për sa kohë ne e kemi një procedurë të tillë, që është i njëjti me atë çfarë ne kërkojmë të adaptojmë edhe për politikanët, ne kemi një ligj që për të kaluar në filtrën e vettingut edhe policia e shtetit, kemi disa procese të ndryshme, dhe besoj se ishte e panevojshme tashmë një opinion i dytë, sepse ne kemi besimin se opinioni do të jetë i njëjtë.

 

Me nismën për dekriminalizimin e politikës, opozita pati sukses pasi vuri në vijë dhe ai pati dhe rezultatet e veta me mbi 300 zyrtarë të lartë të larguar nga zyrat e veta me vettingun nuk duket kështu.

 

Me vettingun nuk duket kështu se qëndron brenda politikës edhe frika e kalimit në filtër për të kuptuar jo vetëm pasuritë e tyre por edhe lidhjet e tyre me krimin, sepse ka qenë kauza e opozitës pikërisht shkëputja e politikës me krimin, që ne e kemi parë kemi kaq muaj që diskutojmë dhe jo vetëm kemi shumë debate të forta kemi disa emra që qarkullojnë edhe në media për përgjimet e fundit të cilat janë bërë publike për lidhjet e politikanëve të ndryshëm me krimin e organizuar dhe përdorimin e këtyre grupeve në zgjedhje që e bën këtë qeveri sot ilegjitime.

 

Në fakt në disa raste faktori relevant ndërkombëtar në Tiranë, duke filluar nga SHBA kanë nënvizuar se korrupsioni i zyrtarëve të lartë ndërshkimi i tij është mision i strukturës së posacme antikorrupsion që pritet të krijohet, pra nuk ka një përkrahje për propozimin e opozitës mendoj

 

Janë dy organe, që janë shumë të rëndësishme dhe ne kemi apeluar prej shumë kohësh që tashmë duhet të ngrihen që është SPAK dhe Byroja e Hetimit, por mos të harrojmë se këto dy organe vërtet do të bëjnë hetimin e zyrtarëve të lartë por ato dënojnë, pra janë organe që nëse vertetojnë fakte për një politikan të caktuar të çojnë para drejtësisë. Ndërsa ajo që ne kërkojmë është një strukturë e posaçme që do të kalojë në filtër të gjithë politikanët ka apo jo indicie.

 

Për të larguar ato që nuk e meritojnë të kryejnë funksione publike thoni ju, këtë e dinë dhe përfësuesit e huaj dhe faktorit ndërkombëtar.

Ato nuk zëvendësojnë njëra tjetrën dhe ju është shpjeguar dhe faktorit ndërkombëtar janë dy procese që vërtet ecin paralelisht por bashkohen në një pikë dhe ndihmojnë njëra tjetrën, sepse nëse ne kalojmë në procesin e vettingut do të thotë që SPAK dhe Buroja Kombëtare e hetimit do të kenë një punë gati gati të mbaruar, sepse do të kenë fakte, dokumenta dhe dosje për zyrtare të caktuar për të cilët ndoshta nuk do të kishin indicie për të filluar një hetim të caktuar.

 

Si përfaqësuese e LSI, zonja Gjosha jemi para zgjedhjeve vendore, a ka ide të pjekur për zgjedhjet e qershorit në kuptimin e koalicionit LSI, do të jetë me PD apo do të dalë e vetme?

Është një punë në vazhdimësi tashmë ne kemi lidhjet si opozitë, dhe bashkëpunimi me PD dhe me të gjithë spektrin opozitar ka qenë shumë intensiv fillimisht ka filluar si një front opozitar kundër kësaj qeverisje dhe çdo ditë e më shumë ne shohim se ka iniciativa të pëbashkëta për programin elektoral e kështu me radhë. Besoj se do të konkludohet pse jo në muajt në vijim për një bashkëpunim më të ngushtë për zgjedhjet lokale por pse jo bashkë me zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.