Unaza e Re, Rama del të martën për njoftuar se flasë të enjten

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, bëri me dije se në Kuvend do të bëjë një “shtjellim të plotë” për të shpjeguar pse protestojnë banorët e Astirit për prishjen e banesave të tyre. “Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit”, shkruan kryeministri në rrjetin social.