Shqipëria dhe Greqia do lidhen me linjë hekurudhore

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen shumë shpejtë me një linjë hekurudhore. Linja e re do të jetë Follorinë–Kastoria–Pogradec, që përfshihet në një linjë hekurudhore edhe më të gjatë Selanik– Durrës –Tiranë– Mal i Zi-Serbi.

Punimet për hekurudhuën kanë nisur në Kastoria të Greqisë, ndërkohë projekti është i financuar nga Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri

“Rëndësia e projektit është për Greqinë, Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë Europën Juglindore. Projekti është pjesë përbërëse e Rrjetit Transeuropian TEN-T”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit, Thanos Bourdas.

Linja e re Follorinë-Kastoria–Pogradec do të jetë pjesë e linjës hekurudhore, që do të forcojë lidhjet hekurudhore si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe lidhjet me Europën Qendrore.