Shpërthen në të qeshura në mes të emisionit; Videoja është fiksimi i ri i Instagram-it

Emisioni i mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus, në një prej puntatave nuk ka patur në qendër të vëmendjes informacionin por vetë moderatoren që e drejton, Pranvera Borakaj. Teksa po përpiqej të lidhej me një nga të ftuarat në Skype, krejt papritur e kap e qeshura. Nuk e kemi fjalën për një të qeshur që mbaron në fraksion sekondi, por nga ato që nuk ka asnjë shans të mbahet përbrenda.

”Kam përshtypjen se kemi një problem teknik! Janë gjëra që ndodhin në një transmetim live”,-thotë ajo ndërkohë që vazhdon të qeshë. Sado që u përpoq ta kthente zërin në gjendje normale, diçka ju kujtua sërish dhe shpërthen në të qeshura! Kaq gazmor u bë ai moment sa është e pamundur të mos e kuptosh moderatoren apo të mos qeshësh bashkë me të.

Padyshim, nuk vonoi shumë që videoja të pushtonte rrjetet sociale duke u kthyer në meme. Tani, pyetja që natyrshëm na lind, është cili ishte shkaku i këtij momenti epik? Kush e bëri kaq shumë për të qeshur moderatoren?