Sandër Lleshaj paralajmëron nga Gjirokasta: Të goditen “të fortët”

Zëvendësministri  i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përfunduar takimin me efektivët e policisë në Drejtorinë e Gjirokastrës.

Ky takim është mbajtur me dyer të mbyllur, ndërsa ende nuk dihen porositë konkrete te ministrit Sandër Lleshaj për efektivët e policisë atje.

Por mesohet se kerkese themelore ka qene goditja e “të forteve” kudo që ndodhen, një paralajmerim i bere ne te gjitha takimet e ketyre diteve.

Lleshi është dekretuar si ministër nga Presidenti Ilir Meta. Në seancën e radhës pritet të bëhet dhe votimi i tij në Kuvend.