Sa të gjata duhet të keni flokët

John Frieda, një parukier britanik ka zgjidhur dilemën e shumë femrave lidhur me gjatësinë e flokëve të përshtatshme për fytyrën e tyre.

Ai kaq prezantuar metodën e emërtuar si ‘5.7 centimetra’, e cila ka lidhje me këndet dhe formën e fytyrës. Kjo është një teknikë e thjeshtë, por shumë e dobishme, e cila për vetëm pak minuta do t’ju ndihmojë të kuptoni se a janë flokët e shkurtër idealë për ju, apo është më mirë që të hiqni dorë nga ai plan. Si dhe anasjelltas, thotë Frieda për mediat.

Ju duhet vetëm një vizore dhe një laps i thjeshtë. Vendosni lapsin horizontalisht nën mjekër, ndërsa vizoren saktësisht në laps në mënyrë vertikale. Mateni distancën prej veshit deri te mjekra, e nëse është më e madhe se 5.75 centimetra ju bëni pjesë në grupin e femrave që është më mirë të kenë flokë të gjatë.

Nëse distanca mes këtyre dy pikave është më e vogël se 5.75 centimetra nuk do të gaboni nëse do tt zgjidhni modele flokësh të shkurtra.

Shumë nga yjet e showbizit e kanë përdorur këtë metodë efikase për të përcaktuar njëherë e përgjithmonë gjatësinë që ju shkon më së shumti për t’i qëndruar besnike me vite të tëra.