Reforma Zgjedhore, Zguri apel partive: Koha e limituar!

Kreu i KQZ-së Klement Zguri në një intervistë për ‘Fax News’  thotë se partitë politike nuk bëjnë transparente finacimet e tyre dhe shpenzimet gjatë fushatave elektorale. Për këtë ai tha se ka një shqetësim të madh edhe nga ndërkombëtarët dhe KQZ sipas tij do të ketë një qasje me të fortë në këtë drejtim që partitë të bëjnë transparencë.

“Ka një shqetësim në rritje të gjithë faktorëve dhe aktorëve por edhe qytetarëve shqiptarë, për financimet e partive politike, kryesisht kanë qenë para zgjedhjeve të 2017, vazhdon edhe sot, KQZ e ka pasur në fokusin e vet, në këtë nismë janë pranë nesh edhe partnerët ndërkombëtarë, që na shoqërojnë për të rritur performancën por edhe për të bërë transparente shpenzimet e partive politike. KQZ Duhet të ketë një qasje sa më të fortë kundrejt kësaj që partitë të bëjnë transparente financimet dhe shpenzimet e tyre.

Partitë nuk kanë vullnet për të bërë transparente qoftë financimin por edhe shpenzimet, 2017-ta solli një ndryshim, monitorimin e fushatës zgjedhore. Partitë nenglizhojnë në kuptim të përfitimeve të paligjshme, partitë fshehin të ardhurat, donacionet por edhe ato që përfitojnë, kështu që KQZ në këtë kuptim po punon për të forcuar dhe rritur standartin e zgjedhjeve që të jetë më i miri”, deklaroi Klement Zguri.

Ai tha se KQZ-së i janë vendosur disa piketa brenda të cilave është e detyruar të veprojë. Sa i përket reformës zgjedhore, kreu i KQZ-së u shpreh se koha tashmë është e limituar, pasi afatet janë shtyrë pafund. Ai kërkoi bashkëpunimin e partive politike në realizimin e saj, pasi kjo është në të mirë të vendit dhe interimit në BE.

“Në fakt, eksperienca e KQZ ndër vite por edhe raportet e ODIHR, na kanë vendosur disa piketa që jemi të detyruar t’i zbatojnë, që kanë të bëjnë me financimet e partive, shpenzimet, depolitizimit të administratës zgjedhore, do jetë shumë mirë që numëruesit të jenë të tyrajnuar apo të certifikuar, është një vëmendje e shtuar. Për cështje të tjera që janë në nivel diskutimi politik nuk është në tagrin tim për të bërë komente por partitë politike do duhet të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve për integrimin e vendit.

KQZ prej kohësh e ka ngritur shqetësimin e afateve ligjore, komisioni shntyn kohën prej disa muajve, faktori kohë është i rëndësishëm për implementimin e atyre rekomandimeve, unë do i kërkoja partive politike që të ulen se është e mundur që reforma të realizohet brenda kohës, është në limitet e kohës por të mos shkojë më tej”, tha Zguri.

Ai tha se maxhoranca i ka kërduar dy kandidatë në KQZ duke e çuar numrin në 5 anëtarë, por nuk ka bërë të njëjtën gjë edhe opozita. Zguri tha se nuk i di arsyet se përse opozita nuk i dërgon kandidatët e saj në KQZ, por theksoi se prezenca e opozitës rrit besimin për një vendimarrje korrekte.

“ Maxhoranca ka sjellë dy anëtarët e vet në KQZ, kjo gjë nuk ka ndodhur me opozitën, unë nuk i di arsyet, prezenca e opozitës në tavolinën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve rrit padiskutim besimin për një vendimarrje korrekte tek qytetarët shqiptarë”, u shpreh kreu i KQZ-së ai.

“Klasa politike të gjejë arsyet për të bërë reformën zgjedhore”, shtoi Klemet Zguri ndër të tjera.