Quajti Berishën “Autik”, psikologia-Alket Hysenit: Kërkoni falje publike!

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni iu përgjigj sot ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit publikoi një foto të Hysenit i cili ishte pritur në Ksamil nga Valbona Oruci, e cila është motra e Dino Muhaj i akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj në fshatin Rabije të Tepelenës në fillim të muajit shtator.

Por në përgjigjen e tij, Hyseni përveç se e ka quajtur “plak të rrjedhur” e ka etiketuar Berishën edhe si “Autik”, çfarë ka ngjallur reagime të shumta në rrjet pasi autizmi është sëmundje që po prek gjithnjë e më tepër fëmijët shqiptarë, dhe përdorimi i kësaj fjale nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në një kontekst negativ është parë si një “tallje me fëmijët e sëmurë”.

Në një reagim në rrjetet sociale psikologia Denada Toçe i ka kërkuar deputetit të PS-së që të kërkojë falje publikisht. Sipas saj Alket Hyseni me përdorimin e fjalës “Autik” i ka dhënë shoqërisë disa mesazhe.

Reagimi i plotë i Denada Toçes:

  1. Alket Hyseni,

Ju ftoj të kërkoni falje publike për përdorimin e fjalës “autik” si një epitet fyes për një prej figurave politike të vendit. Ju I keni dhënë shoqërisë të pakten tre mesazhe: 1. Përdorimi i “Autizmit” si konotacion negativ duke ndihmuar kështu stigmen të zë më shumë vend mes nesh 2. Të sjellë në vëmendje “autizmin” si një Çrregullim i cili nuk ka shpresë si për fëmijët dhe për familjarët që kalojnë kohë më këta fëmijë. Ndërkohë që shumë prej tyre ia dalin lehtësisht të jenë pjesë e shoqërisë. Por duket se deputiteti nuk ka shumë informacion, ose më mirë aspak, dhe për më tepër, mungesë ndjeshmërie ndaj njerëzve me aftësi ndryshe. E ftojë gjithashtu deputetin të kryqëzojnë një herë jetën e tij pranë një fëmije apo individi me autizem, ka shumë gjasa që do ndryshojë mendje në raport me epitetin që i ka vendosur në mesazhin e tij ish kryeministrit. Fëmijët me autizëm nuk fyejnë dhe gënjejnë, nuk ngrejne kurthe dhe shantazhojne, nuk vjedhin dhe propangandojne. Ata thjesht janë më të mirë se ju, ky është fakt! Dhe një gjë është e sigurte, që e mbajnë fjalën e dhene. Janë me “burra” se ju! E pra, matuni mire heres tjetër që ju shkon ndërmend të përdorni një epiteti si ky, apo ndonjë tjetër si ajo e sindromes Doën. Edhe në këtë rast, betejën e “njeriut të mirë” e keni humbur. Fitojnë prapë ata✌

E se fundmi, po ju them se me këto epitete, iu përgjigjet thirrjes për ndihmë të prindërve me fëmijë në vështirësi zhvillimi, me sytë nga politike, se për ata ka shumë pak shpresë që të kenë mbështetjen tuaj.

Postimi i Alket Hysenit për Berishën:

Plakut Merre digital, bashkë me kokrrat e tespieve që i kanë ikur të gjitha tashmë, i ka rrjedhur krejt edhe kokrra e fiqirit.

Nuk jam marrë me këtë Rigoleto, por kur përgojon(me gojen e tij të qelbur) një zonjë në punën e saj, smund të rri pa i kthyer përgjigje.

Po c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!
Se për shembull o Rigoleto, cfaj ka kunati jot që bën biznes për qef dhe akuzohet(s’di sa e vërtetë është) për porositje atentatesh, ndërkohë që ti akuzohesh publikisht se ishe shkaktar i 2000 vrasjesh në ‘97?!
Cfaj ka djali, vajza, apo dhëndërri yt që “me zor nxjerrin muajin” me miliona dollarë fitime, miliona metra katrorë tokë në emrat e miqve të ngushtë, ndërkohë që ti vrave 4 të pafajshëm në bulevard dhe plagose plot të tjerë?!
C’faj ka familja jote “bamirëse” që ti vret cdo ditë etikën, estetikën, kulturën dhe moralin me fjalët dhe veprimet e tua prej autiku politik?! S’po ja del dot me fonde të dyshimta pikturash që të shërojë autizmin tënd.
Pa folur pastaj se c’faj mund të kishte baxhanaku që ti “nuk e njohe dot” kur humbi jetën në Gërdec, ku u shfarosën 26 jetë njerëzore.
C’faj ka Shqipëria jonë, që falë parimeve demokratike dhe kushtetutës(që ti nuk doje të miratohej) i kërkon llogari personale vetëm atij që shkel normat penale apo shoqërore, por jo familjarëve sic bëje ti or tre herë Kryetari i Komitetit të Internimeve/Dëbimeve, katër herë(12 vjet) Sekretari i PPSH Spitalit Universitar, 23 vjet komunist i anëtarësuar në 8 Nëntor 1968.
C’faj ka kjo shoqëri që përpiqesh ta mbash peng ti dhe taborri jot, që ti kujton se je akoma Kryetar i Frontit Demokratik të Rajonit 3, apo kujton se gjykohen njerëzit si në Pleniumin e Komitetit të Partisë së Tiranës ku ishe 15 vjet anëtar.
E plot e plot të tjera o plak autik, që humbe shansin të ishe figurë historike dhe u katandise në mejhane shpifjesh dhe thashethemesh. U ktheve në gastor oborri si Rigoleto kurrizua (jo vetëm nga pamja fizike), ndërkohë historia të dha mundësinë(edhe pse e vodhe) të ishe Dukë.

P.S. E ke parasysh se si përfundon melodrama operistike për Rigoleton(shpresoj ta kesh lexuar Viktor Hugo apo të kesh parë operën e Verdit), ndaj kujdes kur përdor epitetet që s’kanë lidhje me mua, por me Gildën ….. etj. Dhe unë or Rigoleto, kur flas, flas me fakte, jo me akuza të stisura politikisht dhe as me thashetheme pazari.
Të rekomandoj që Rigoleton mos e shiko në mbrëmje se do të lejë pa gjumë.

/Faxweb