Presidenti Meta nis vizitën zyrtare te Arbanasit e Zarës në Kroaci

Presidenti i Republikës, Ilir Meta niset për në Kroaci për të vizituar së bashku me homologen kroate, Presidenten Kolinda Grabar-Kitarović, Arbanasit e Zarës, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Gjatë kësaj vizite zyrtare, Kreu i Shtetit do të zhvillojë një takim me Presidenten kroate, do të vizitojë bashkësinë e Arbanasve të Zarës si dhe do të takohet me autoritetet vendore të Zadarit.