Pogba drejt Juventusit, në Itali kanë nisur që të “ëndërrojnë”

Mediat angleze dhe italiane janë të sigurta për një rikthim në klubin torinez të Paul Pogba te Juventus gjatë merkatos së janarit. Edhe pse francezi vetëm pak kohë më parë deklaroi se katër vite në Torino kishte qenë me pushime dhe United ishte shtëpia e tij, me sa dukët ka bërë hapa pas dhe u ka komunikuar lojtarëve të Juventusit dëshirën për t’u rikthyer tek bardhezinjtë kampionë të Serisë A.

Me sa duket, Pogba është ndikuar edhe nga pritja e ngrohtë që iu rezervua në Itali gjatë sfidës së Championsit të fituar 2-1 nga skuadra e Moriunhos. “Allianz Stadium” i tregoi edhe një herë tjetër talentit Pogba se e pret krahëhapur.

Me këtë panoramë Juventusi pritet të bëjë hapin konkret për transferimin e tij që në janar, i inkurajuar edhe nga ndryshimet në rregulloren e UEFA-s, që i lejon tashmë atij aktivizimin në kompeticionin e Championsit, edhe pse ka luajtur me United këtë sezon në këtë kompeticion.