Petrit Vasili: Edi Rama i kapur, del hapur kundër SHBA për Tahirin

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili shprehet se reagimi i SHBA për Saimir Tahirin ishte një sinjal i qartë se ndërkombëtarët po kërkojnë zbatimin e ligjit.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

“Ambasada Amerikane në Tiranë duke qenë si gjithmonë në krah të popullit shqiptar dhe kundër krimineleve dhe pushtetarëve të inkriminuar, foli sot shume qartë për ta dhe për Tahirin.

Ndërsa kryeministri i kapur për grykë dhe nën shantazhin e krimit të ulur në pushtet mashtroi për Tahirin duke u bërë njësh me veprimtarinë kriminale bën deklarata për të cilat duhet të kishte ikur qe dje.

Ja çfarë deklaron Ambasada e SHBA: “Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”.