Panucci: Reagimi i duhur, Dukën e falënderoj nga zemra …

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panucci tha pas ndeshjes se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për moralin e skuadrës. “Nuk dal në televizion për të dalë në televizion për të pranuar fajet e mija, por pash që djemtë reaguan dhe arritëm të fitonim. Kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh fillimisht trajneri Christian Panucci për mediat duke treguar se kjo fitore rikthen buzëqeshjen tek ai, sidomos për të ardhmen e tij. Një takim me presidentin Armand Duka që i jep shpresë për të ardhmen? Kjo nuk dihet, por me deklaratën e bërë ai tregoi qartë se ka marrë besimin e duhur.

Duka- “Unë e takova pak minuta para ndeshjes. E falënderoj publikisht për atë që më tha, nuk mund t’iu tregoj juve sepse janë private. E falënderoj nga zemra”.

Loja- “Kur skuadra është mirë, arriti që të dilte mirë, të bënte kundërsulme. Kështu që edhe pse nuk kishim në dispozicion disa lojtarë, skuadra ja doli”.

Dalja në fushë- “Unë dola për të përshëndetur arbitrat, më pas lojtarët kaluan dhe i takova. Nuk dola për të përshëndetur vetëm lojtarët”.

Zëvendësimet- “Derisa bëra ndryshime, ndryshova taktikë. Duhet t’i japim kohë skuadrës për të arritur nivelin e duhur”.

Fitorja- “Do të zgjidhja që të luanim keq dhe të fitonim. Në fund është rezultati ai që vendos. Jam njeri që vuaj shumë sepse dua ta bëj punën time në mënyrën më të mirë. Kam dashur që të marr rezultate dhe dua që të jap më të mirën për tifozët”.