Nisma për dhurimin e gjakut, Presidenti Meta falenderon të rinjtë e universitetit të Strugës

Presidenti Ilir Meta në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij për dhurimin e gjakut është takuar me një grup të rinjsh nga qyteti i Strugës të cilët kanë ardhur në Tiranë.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Presidenti Meta falënderon studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, të cilët siç thotë ai përmes rrjeteve sociale, me një ndjenjë të lartë humanizmi, solidariteti por edhe patriotizmi, iu bashkuan me vullnetarizëm “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, për të kontribuuar në një seancë dhurimi gjaku për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm.

Sipas Metës, me aktin e tyre, këta të rinj shqiptarë nga Maqedonia, dëshmuan se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira kombëtare.

“Një falënderim të veçantë kam sot për studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, të cilët me një ndjenjë të lartë humanizmi, solidariteti por edhe patriotizmi, iu bashkuan me vullnetarizëm “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, për të kontribuuar në një seancë dhurimi gjaku për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm. Me aktin e tyre, këta të rinj shqiptarë nga Maqedonia, dëshmuan se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira kombëtare”- shkruan Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij të falënderimit në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.