Momenti kur lazaratasi tenton që të godasë me shqelm gazetarët

Dalin pamjet e momentit kur njëri prej familjarëve të grupit të Lazaratit teksa po dilte i irrituar nga salla pas vendimit ka tentuar që të godasë operatorin e Report Tv që po filmonte ngjarjen.

Operatori ndodhej pas derës së gjykatës duke filmuar nga xhami (pasi kamerat nuk janë lejuar në sallë) kur lazaratasi ka goditur me shqelm. Policia nuk ka ndërhyrë në asnjë moment për të mbrojtur gazetarët pas dhunës që nisi brenda në sallë dhe vijoi jashtë.