Miqësorja me Uellsin, Shqipëria mbetet në Ligën C

Kombëtarja mbyll vitin futbollistik sonte me miqësoren ndaj Uellsit që do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00. Pas humbjes katastrofike të së shtunës ndaj Skocisë përballja e sotme me Uellsin e Bale është për të ringritur kokën.

Trajneri Christian Panucci nuk dorëzohet dhe në konferencën e djeshme ka thënë qartë se ka kontratë deri në vitin 2019-të dhe nuk e jep dorëhejqen duke ia pasuar topin Presidentit Duka.

Shqipëria ruan nderin duke qëndruar edhe për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve në Ligën C. Norvegjia duke mposhtur Qipron 2-0 ka bërë që qipriotët të jenë më poshtë se kuqezinjtë dhe Kombëtarja nuk zbret një Ligë më poshtë.