Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them çfarë gustosh ke

Nuk diskutohet mbi gustot, pasi çdo kush ka të vetat. Në bazë të shenjës zodiakale, është e mundur të zbulosh shijen e preferuar të personave që kemi afër dhe që duam t’i surprizojmë me ndonjë pjatë të preferuar të tyren.

Le të frymëzohemi nga horoskopi dhe yjet për të eksperimentuar receta të reja!

DASHI – Ty nuk të pëlqejnë shijet e ndërmjetme dhe do gustot e forta, si personaliteti yt. Pikantet nuk mund të mungojnë kurrë në tryezën tënde, jo vetëm se arrijnë t’i shtojnë shijen pjatave, por edhe sepse shpesh kanë fuqi afrodiziake.

Në ballkonin tënd shpesh gjen speca djegës që transmetojnë alegri dhe jetë. Të pëlqen edhe xhinxheri dhe do e përdorje me qejf edhe në kokteilet e tua të preferuara.

DEMI – Një ndër aktivitetet më të preferuara, përveçse të shohësh programet me gatim, mund të jetë edhe shijimi i pjatave të ndryshme për të krahasuar shijet dhe aromat që kanë. Preferencat e tua janë për të kripurat: nuk je absolutisht në gjendje t’i thuash “jo” picës apo lazanjës të sapo dalë nga furra. Të pëlqen të gatuash dhe pjatat e tua janë gjithnjë të shijshme. Në fund të fundit, është një ndër kënaqësitë e jetës nga e cila nuk do doje kurrë të hiqje dorë.

BINJAKËT – Bipolarizmi yt është i dukshëm edhe në gustot që ke. Ndonjëherë të pëlqejnë të ëmblat dhe ndonjëherë pikatet: varet si je zzgjuar.

Të pëlqen të luash, duke bërë rolin e personit të sofistikuar dhe dikujt që pëlqen produktet biologjike, veç verës. Në çdo mënyrë, mund të thuhet se ti pëlqen gustot e ëmbla të agrokulturës dhe sidomos për salsat që shoqërojnë pjatat në restorantet japoneze, të cilat ti i dashuron. Kur vendos të gatuash, i habit të gjithë.

GAFORRJA – Kuzhina jote është e mbushur me pakot me miell, shkopa vaniljesh, kanellë, kakao dhe sheqer pluhur për të përgatitur torta të buta apo biskota në forma dhe ngjyra të ndryshme.

Nuk ka pikë dyshimi, se shijet tuaja janë për të ëmblat. Do kaloje ditë të tëra brenda një pastiçerie dhe shpesh ke dëshirë të konsumosh arushët prej gome.

Do doje që ëmbëlsinë ta gjeje edhe tek personat me të cilët ke të bësh çdo ditë.

LUANI – Ty do të të pëlqente të ishte gjithmonë verë, për të shëtitur buzë detit apo për t’u zhytur në det nën diellin e nxehtë. Por, kjo do ishte e mundur vetëm nëse udhëton gjithë vitin drejt vendeve tropikale. Ti e kërkon verën edhe tek ushqimet që ha dhe piket i do me shije ekzotike dhe fruta. Anansi është një ndër ingredientët më të zakonshëm në kuzhinën tënde dhe nuk ke frikë ta servirësh edhe kur jashtë është -2 gradë.

VIRGJËRESHA – Karakteri yt pak shtytës i bie shumë gjatë për të rrëfyer se cilat janë gustot e tua të preferuara. Është shumë e thjeshtë të gjesh se ti je e prirur ndaj agrumeve.

Limonët nuk mund të mungojnë kurrë në tryezën tënde dhe me shumë mundësi ke zakonin të pish lëng limoni dhe ujë të ngrohtë sapo zgjohesh në mëngjes. Do jetë kjo arsyeja pse shumë të akuzojnë se je pak ‘i/e athët’?

Mund t’i kujtosh të gjithëve se limoni është shumë aromatik.

PESHORJA – Prgjithësisht nuk je person shumë ‘llupës’, por ke gusto të rafinuara, në linjë me mënyrën tënde të sofistikuar dhe elegante. Në fund të fundit, edhe kur ushqehesh i kushton më shumë vëmendje estetikës së pjatës se cilësisë së saj. Gustot e tua të preferuara mund të jenë tek të ëmblat, por në versionin ‘light’, pra ëmbëlsirat e lehta dhe jo shumë velëse. Ti përpiqesh ta evitosh sheqerin dhe në vend të tij të përdorësh ëmbëlsuesit natyralë, apo stevian (e cila kohët e fundit është shumë në modë.)

AKREPI – Një person i komplikuar si ty, nuk mund të pëlqejë tjetër, veç gatimeve me erëza, sidomos kur nuk arrini të dalloni shijet e erëzave të ndryshme në pjatat që konsumoni.

Të pëlqen mentja, xaferano dhe piperi i kuq (edhe pse përpiqesh ta fshehësh, romanticizmi i shenjave të Ujit është evident edhe tek ty). Kush të vjen për vizitë, mund të mbetet i habitur nga kavanozët e shumëngjyrshëm të erëzave.

SHIGJETARI – Dihet që të pëlqen të udhëtosh dhe duke shëtitur nëpër botë, ke mësuar të vlerësosh shije që janë jo të zakonta për mënyrën të nde të jetesës. Ti nuk i reziston dot shijeve të tymosura dhe të pëlqejnë jo vetëm tek sallamrat dhe salmonët, por edhe tek suprat apo mishi.

Lapsang Souchong (çaji i tymosur kinez) ka një shije që të pëlqen shumë dhe shpesh ua sugjeron edhe miqve, që jo gjithnjë e vlerësojnë.

BRICJAPI – Shijet shumë të kripura apo piperosura, nuk hyjnë aspak në preferencat e tya dhe përgjithësisht preferon të mos abuzosh me to apo me erëzat. Ëmbëlsirat nuk janë absolutisht të preferuarat e tua.

Duket sikur të pëlqejnë gjërat e pa kripura dhe pa shije. Dhe në fakt, kulaçi pa kripë është ndër të preferuarit e tu.

UJORI – Ty të pëlqen gjithçka e çuditshme dhe origjinale. Të pëlqen të dallosh nga të tjerët dhe pëlqen shijet aspak të zakonta dhe pak të njohura si për shembull: Umami, që është cilësuar si një gusto e thellë nga Kikunae Ikeda (profesor japonez i kimisë) në 1908-n. Bëhet fjalë për një shije shumë të mirë që gjendet jo vetëm në supën me alga japoneze (dashi), por edhe në proshutën e stazhionuar, në djathin kaçkavall, tek sardelet apo domatet e pjekura.

PESHQIT – Në jetën tënde nuk mund të mungojnë përkëdheljet, por do ishte shumë e thjeshtë ta gjeje tek ëmbëlsirat. Gustot e tua janë më të komplikuara se kaq dhe ti je person kapriçoz.

Jupiteri të propozon një shije alternative, të ëmbël, por alkoolike. Japse nuk arrin t’u rezistosh tortave me krem, me pandispanjë të ngjyera në likerë. Shpesh dhe me dëshirë, ndonjë ‘llastim’ i vogël të lejohet edh ty!