Krimet e komunizmit, dëshmitë gojore do të ruhen si një arkivë historike

Dëshmitarët e makrabiteteve të komunzimit kanë vdekur, por Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përmes projektit “Edhe muret kanë veshë” synon të mbledhë dëshmi nga publiku.

Të gjitha këto dëshmi gojore do të ruhen si një arkivë historike.

Gentiana Sula: Zëri i viktimave në përgjithësi nuk gjendet në dosjet e Sigurimit të Shtetit për vetë faktin se nuk ka pasur proces fare.Të gjithë të internuarit në kampin e Tepelënës kanë qenë aty pa një proces administrativ. Nuk dimë shumë gjëra. Edhe kur ka pasur proces, ka pasur mungesë të një avokati mbrojtës.Ka shumë arsye që ti nuk gjen zërin e viktimave, nuk gjen përjetimet e tyre, nuk gjen versionin e ngjarjes. Ne kemi menduar se kjo është shumë e rëndësishme, i kemi bërë thirrje publikut që ata që kanë dëshmi të rëndësishme për të dhënë janë të rëndësishëm për ne dhe zëri i tyre duhet, për t’ua shërbyer historianëve dhe studiuesve të rinj. Jo vetëm të kësaj gjenerate, por edhe të gjeneratave të tjera. Kemi marrë angazhimin që edhe dëshmitë gojore ti ruajmë si një arkivë historike.

Kreu i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, e ftuar në Ora Neës, iu përgjigj dhe akuza se nuk janë hapur dosje të rëndësishme nga ky Autoritet.

Gentiana Sula: Janë hapur të gjitha dosjet për të cilat ka pasur kërkesë nga publiku.

Ndërkohë për vitin e ardhshëm, dy projektet e Autoritetit janë “armiqtë e partisë” dhe “emigracioni politik”.

Gentiana Sula: Viti 2019 përkon me 75-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, është momenti që instalohet regjimi komunist, monist totalitar, dhe përkon dhe me një emigracion masiv për shkaqe politike. Janë rreth 15 mijë dosje të emigracionit politik.Gjenden plot detaje të aktivitetit të tyre politik kundër sistemit. Do ketë dy konferenca, e para ‘fytyrat e armiqve’ të partisë,ku do të analizohen profile të tregtarëve, intelektualëve, klerikëve, organizatave politike, nacionalistëve. Konferenca e dytë për emigracionin politik.

/Ora News