Kastriot Islami: Të gjithë bashkë kundër Aleancës së Qelbësirave

Qeveria e Edi Ramës është kthyer në një regjim autokratik, antipopullor, policor e represiv që ja ka mbyllur opozitës të gjithë rrugët e veprimit institucional në Kuvend:

Duke i mohuar tërësisht funksionin vendimmarrës, madje edhe kur është nevoja për vendime me maxhorancë të cilësuar, Rama tenton të blejë vota deputetësh sesa të negociojë me opozitën;

Duke e penguar të kryejë funksionin e saj hetimor e kontrollues parlamentar, madje ka shkuar shumë larg duke orkestruar goditje fizike të pjesëtarëve të opozitës përmes deputetëve të tij me rekorde kriminale për ti mbyllur gojën dhe mohuar fjalën e lirë.

Duke tentuar ta kthejë opozitën në fasadë e të kërcënojë me burg apo të komprometojë kundërshtarët politikë e mediatikë.

Mund të thuhet pa hezitim:

  • Opozita institucionale është në kufijtë ekstremë të veprimit dhe të ekzistencës së saj politike në një vend demokratik ku funksionin qoftë dhe minimalisht shteti ligjor.
  • Sistemi gjyqësor është nën kontrollin politik e personal të Ramës dhe Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë janë inekzistente, pra edhe formalisht opozita nuk ka ku të drejtohet për drejtësi. Aq larg kanë shkuar gjërat në Shqipëri saqë lidershipi i opozitës po shqyrton vendimin e ‘abandonimit të parlamentit të kriminalizuar’ apo të ‘djegies së mandateve’.

‘Vrasja’ e shpirtit të protestës dhe shpresës për të qëndruar në vend

  • Qeveria Rama po ashtu ka tentuar të godasë fuqimisht jo vetëm veprimin institucional të opozitës por edhe ‘vrasë’ shpirtin e protestës e të reagimit qytetar:
  • Duke i nënshtruar qytetarët përmes papunësisë e varfërimit të tyre të skajshëm,
  • Duke i kërcënuar qytetarët përmes veprimeve policore e burgosjes dhe,
  • Duke i frikësuar përmes veprimeve të grupeve kriminale e banditëve të lidhur ngushtësisht me qeverinë dhe cenuar rëndë sigurinë publike e njerëzore.

E vetmja rrugëdalje-emigrimi që po boshatis e mplak vendin

  • Qeveria Rama e ka ‘vrarë’ shpresën të gjithë shqiptarëve duke ju lënë të lirë vetëm një rrugëdalje, emigrimin dhe kthyer Shqipërinë në vendin e parë në botë si azilkërkues në të gjithë vendet e BE.
  • Edhe organizmat e rëndësishëm ndërkombëtarë, BB e tjerë kanë arritur në përfundimin se Shqipëria po boshatiset e po mplaket me shpejtësi.

Aplikimi i ‘diplomacisë së kanabisit’ për të komprometuar ndërkombëtarët

Qeveria Rama përmes mashtrimeve dhe komprometimit duke përdorur me sukses ‘diplomacinë e kanabisit’ ka arritur t’ju mbyllë gojën dhe ti bëjnë të  heshtin disa zyrtarë të lartë në Bruksel e përfaqësues të tyre në Tiranë për keqqeverisjen e vendit, lidhjet e qeverisë Rama me mafian e krimit e të trafiqeve, kultivimin e kanabisit dhe  korrupsionin galopante që po fundos ekonominë e vëndit.

Shqipëria në udhëkryq: Demokracia në rrezik. Ekonomia drejt rrënimit

  • Përfundimi i nxjerrë nga shumica e qytetarëve është: Vendi është në udhëkryq për të mos thënë ka rrëshqitur drejt humnerës i pashpresë.
  • Demokracia është në rrezik të madh sepse vendi drejtohet nga autokracia modern, në përmbajtje dikatoriale, oligarkike e kriminale, por me fasadë e retorikë demokratike.
  • Dallimi mes të varfërive e të pasurve është rritur në ekstrem dhe në mënyrë galopante, duke dëmtuar rëndë stabilitetin social. Ekonomia është drejt rrënimit të pakthyeshëm.
  • Siguria publike dhe njerëzore janë cenuar rëndë nga lufta mes bandave dhe beteja mes klaneve mafioze qeveritare, që heqin, vendosin e kontrollojnë qeverinë Rama dhe kryetarët e bashkive kryesore. E ardhmja duket e pasigurtë për shumicën e qytetarëve, sidomos për fëmijët e tyre.

Alternativat e reagimit

  • Kanë mbetur pak mundësi për të dalë nga kjo situatë dhe rivendosur vendin në shinat e normalitetit:
  • Qytetarët të bashkohen dhe të ndjekin alternativën opozitare pavarësisht vërejtjeve e kritikave të shumta që mund të kenë ndaj saj me një objektiv: Të gjithë të ndershmit bashkë kundër Aleancës së Qelbësirave;
  • Dhe/ose qytetarët të shpërthejnë në protesta, demonstrata e revolta të papërmbajtshme, me një qëllim të vetëm: largimin e qeverisë Rama të korruptuar, dhe të lidhur me krimin e trafikantët;
  • Ose qytetarët të tentojnë të emigrojnë individualisht ndërkohë që dyert e emigrimit po mbyllen, duke e boshatisur vendin dhe e lënë drejtimin qe qeverisë në duart e hajdutëve, kriminelëve dhe trafikantëve;
  • Ose qytetarët të pashpresë e të pamundur ti nënshtrohen përkohësisht këtij regjimi diskriminues autokratik e të dhunshëm policor me pasoja shumë të rënda për të ardhmen e vendit, një gjendje që me siguri nuk do të zgjasë gjatë.

Me siguri njëra nga këto alternativa ose kombinim i tyre do të ndodhë, por cdo ditë që kalon rrit vështirësitë dhe pasojat.