Ja si pritet të luajë sonte në mbrëmje kombëtarja jonë ndaj Uellsit

Humbja e rëndë 0-4 ndaj Skocisë, kanë bërë që trajneri Christian Panucci të mendojë për ndryshime të shumta në formacionin e sotëm të miqësores me Uellsin. Në portë do të rikthehet Thomas Strakosha, duke zënë vendin e Berishës.

Do të rikthehet në formacion edhe Elseid Hysaj në krahun e djathtë, ndërsa Mavraj mendohet se mund të qëndrojë në stol, për t’i dhënë hapësirë Dermakut dhe Ismajlit të tregojnë vlerat, me Veselin që plotëson repartin difensiv. Në mesfushë, rikthimi i Bashës do të ulë në stol Xhakën, ndërsa titullarë do të jenë Memushaj e Kaçe.

Nga krahët Eros Grezda dhe Myrto Uzuni do të jenë në mbështetje të sulmuesit të vetëm. Këtë herë nuk pritet të jetë Rey Manaj, i cili zhgënjeu ndaj Skocisë, me Bekim Balajn që pritet të kthehet në formacionin titullar.