Gjyqtari shpërthen në lot pas ndeshjes, mbrojtësi i Holandës e ngushëllon (VIDEO)

Holanda barazoi 2-2 ndaj Gjermanisë në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Skuadra e Koeman u rendit e para e grupit duke lënë pas Francën dhe Gjermaninë.

Në fundin e ndeshjes, Van Dijk shkoi për të përshëndetur gjyqtarin rumun Ovidiu Hategan, teksa vë re se nga sytë e tij po dilnin lot. Hategan ishte i tronditur, pasi kohët e fundit kishte humbur nënën e tij. Në këtë moment kapiteni i Holandës i qëndroi pranë gjyqtarit kryesor duke i dhënë një përqafim ngushëllues.

“Po shikoja fytyrën e gjyqtarit, teksa ai filloi të qante, sepse për fat të keq nëna e tij kishte humbur jetën kohët e fundit. Unë në bërë asgjë, por i thashë atij të ishte i fortë dhe se kishte bërë një punë shumë të mirë në lojë. Ishte një gjest i vogël, që shpresoj më të vërtetë ta këtë ndihmuar”, u shpreh Van Dijk.