Fansat bëjnë thirrje publike: Martohu Justin Bieber!

Fansat e yllit të popit Justin Bieber duket se duan që ai të shpallë publikisht martesën me modelen Hailey Baldwin.

Një djalë duket se e dëshiron këtë gjë më shumë se të tjerët. Në reklamën e Pretty Little Things ku Hailey është imazh, ai i ka ndryshuar mbiemrin duke përdorur bojëra grafitti.

Gjatë fundjavës, Hailey ndryshoi mbiemrin e saj në Instagram, por kjo nuk mjafton për këtë djalë. Ai dëshiron një martesë tradicionale ku dy të famshmit i drejtohen altarit. Me anë të bojërave, djali mbuloi me të bardhë mbiemrin “Baldwin” dhe shkruajti me shkronja të zeza kapitale “BIEBER”.

/