Ekstradohet nga Holanda Samet Halluni, anëtari i grupit “Bajri”

Dy muaj pas arrestimit në Roterdam të Hollandës është ekstraduar në vendin tonë, Samet Halluni, i cili është anëtar i grupit kriminal të Shkodrës “Bajri”.

Ekstradimi i 21-vjeçarit u bë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj Samet Hallunit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal”.

“Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi kriminal “Bajri” u godit në shtator nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë. Ndërkohë rreth 3 javë më parë në Spanjë u arrestua Enver Bajri, i dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal

Më 22 shtator  u arrestuan

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.