Deputeti i PD: Dorëhiqem nëse ndonjë nga ne është përplasur me…

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka bërë një deklaratë të fortë sonte në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24. Duke iu referuar protestave të banorëve të Unazës së Re, ai tha se asnjë deputet i opozitës nuk është përplasur me policët bashkiakë para Bashkisë së Tiranës. Ai tha se nëse faktohet e kundërta do të japë dorëheqjen.

“Unë e jap dorëheqjen sot nëse ka një deputet të opozitës që u përplas me policinë bashkiake. Këtë e bëri ai për ta përdorur politikisht. Në të kundërt ta japë ai dorëheqjen si shpifës zyrtar që është. Se ai është emblema e mashtrimit”, tha Balliu.

Ai deklaroi se banorët kanë kërkuar deputeten e tyre të zonës por se nuk ka shkuar. Madje Balliu tha se ARRSH nuk ka projekt fare.

“Ne kemi shkuar se na kërkuan banorët. Banorët nuk kanë kërkuar vetëm deputetët e PD-së, kanë kërkuar deputeten e tyre, zonjën Gjylameti. E kanë deputetet atje. Ku është fshehur. Janë futur tek bunkeri i Edi Ramës, nuk i gjen njeri. ARRSH nuk ka projekt fare, janë foto nga google. Kur bën një projekt merret çdo person fizik i shpjegohet çfarë po ndodh, bëhen matjet në zonë”, tha deputeti i PD që ka qenë pranë protestuesve gjatë këtyre ditëve.