Ambasada e SHBA: Presim zbatimin e ligjit dhe për ish-ministrin Samir Tahiri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar sot për vendimet e gjykatave në vend duke inkurajuar drejtësinë në zbatimin e ligjit ndaj bandave kriminale dhe korrupsionit. Ambasada citon tre raste me emra që i merr si shembull të drejtësisë që duhet të vendoset në Shqipëri.

Rasti i parë është dënimi i Emiljano Shullazit, ndaj të cilit disa ditë më parë u dha vendimi për burg. Rasti i dytë është masa e “arrestit me burg” për Ervis Martinaj. Dhe rasti i tretë është hetimi i ish-ministrit të Brendshëm të akuzuar për përfshirje në trafik droge, Saimir Tahiri.

Në deklaratën e ambasadës theksohet se “dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”.

Përfshirja e emrit të ish-ministrit Saimir Tari me një drejtues bande të njohur në vend dhe një biznesmen të akuzuar për tentativë vrasje nuk është e rastësishme. Deklarata e SHBA vjen dhe pak ditë pas Edi Rama deklaroi se mediat dhe opozita duhet t’i kërkojnë falje Saimir Tahirit për akuzuat që janë bërë në adresë të tij.

Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA:

Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. Kush e ka radhën”.