Zbulon këngëtarja e famshme: Fryma e fundit e babait më dha kurajë të divorcohem

Këngëtarja e famshme, Mel B ka dhënë disa deklarata të forta në librin e saj autobiografik ku ka treguar gjithçka rreth jetës.

Ndër to, ka zbuluar se si ia doli që ti jepte fund martesës abuzive me producentin amerikan, Stephen Belagonte.

Ylli i Spice Girls mori vendimin që ti tregonte babait të saj Martin, të cilin nuk e kishte takuar prej tre vitesh.

“I thashë atij se do ndahem nga Stephen dhe e ndjeva dorën e tij që shtrëngoi timen. I thashë se nuk mund të divorcohem derisa ai të vdiste. Sytë e tij u hapën për një sekondë, ne pamë njëri tjetrin dhe në atë moment ndjeva që u zhduk çdo dhimbje që kishim kaluar. Më pas ai dha frymën e fundit dhe unë i njoftova të gjithë se ai u largua nga jeta,” shkruajti Mel B.

Pasi i ati humbi betejën me kancerin, këngëtarja u kthye në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe punësoi një avokat që ta ndihmonte me divorcin.