UGSH: Kërcënimi i gazetarit Xhevdet Shehu, një rast tjeter i ekstremizmit politik mbi gazetarët

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar sot ndaj kërcënimit të gazetarit të gazetës “Dita” Xhevdet Shehu, nga Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Publikimi prej gazetarit Xhevdet Shehu i komunikimit me kryetarin e partise se Ballit Kombetar zotin Adriatik Alimadhi, ne gazeten Dita, perben nje akt kercenimi te nje politikani mbi gazetarin, per shkak te detyres. Zyra e shtypit e Unionit te Gazetareve Shqiptare e informuar prej kolegut dhe e njohur me aktin e denoncimit te tij prane organeve te Policise se Shtetit, shpreh solidaritetin me kolegun dhe e konsideron sjelljen e politikanit Alimadhi nje akt kercenimi dhe ekstremizmi verbal mbi gazetarin ne detyre dhe ndaj fjakes se lire ne pergjithesi.
Kercenime te tilla rikthejne ne marredheniet mes gazetarise dhe politikes shembuj dhe tensione te se shkuares, te cilat e perfshinin Shqiperine nder vendet me konflikte dhe agresion mes pushtetit mediatik dhe atij politik per shkak te diversitetit te bindjeve dhe raportimit.
Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh mbeshtetjen ndaj kolegut dhe u kerkon perfaqesuesve politike qe ndajne perkatesi te ndryshme te ruajne gjakftohtesine dhe te pranojne realitetin e pluralizmit politik dhe shoqeror ne vend, si brendi qe misherohet ne Kushtetuten e vendit si dhe nje e drejte themelore ne demokraci.
Politikani Alimadhi permes agresivitetit te tij verbal, eshte larg se qeni nje qytetar korrekt dhe aq me teper drejtues partiak e politik qe pretendon te fitoje mbeshtetjen qytetare ne vend.
Unioni i Gazetareve Shqiptare pas ketij rasti apelon per distancim te çdo drejtuesi apo perfaqesuesi politik nga ekstremizmi dhe agresiviteti ne marredheniet dhe komunikimin me mediat dhe gazetaret e vendit!