Tre lojtarë braktisin grumbullimin e kombëtares, rikthehen Hysaj dhe Basha (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë ka kryer sot përgatitjet e fundit para ndeshjes miqësore që do të luajë ndaj Uellsit. Veç krizë psikologjike të shkaktuar nga rezultatet negative, kuqezinjtë do të vuajnë edhe 3 mungesa, për shkak të dëmtimit.

Nëpërmjet një postimi, FSHF njofton se Emanuele Ndoj, Berat Gjimshiti dhe Egzon Binaku kanë lënë grumbullimin dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme. Dëmtimet kanë detyruar këta 3 futbollistë që të rikthehen të klubet e tyre për të vijuar fazën e rikuperimit.

Kujtojmë që në dispozicion të trajnerit do të rikthehen Elseid Hysaj dhe Migjen Basha, të cilët ishin të pezulluar me kartonë ndaj Skocisë.