Presione dhe gjoba, prokurori Trenova reagon për vendimin e KPA

Prokurori Genti Trenova ka bërë publike sot faktin se edhe KPA-ja gjatë ditës së sotme ka dhënë vendimin për ankimin e tij. Me një reagim në profilin e tij në Facebook, Trenova shkruan se ky është një proces selektiv me presione dhe gjoba.

Reagimi i plotë i Genti Trenovës:

Sot u njoftua nga Kolegji i Apelimit se është lënë në fuqi vendimi i KPK për shkarkimin tim nga detyra. Nuk pres keqardhje nga asnjë. Të gëzohet kush të doje e të mërzitet kush të dojë.

Doja të komentoja se procesi i vetingut po kuptohet qartë se po bëhet në mënyrë selektive e shoqëruar me presion psikologjik dhe gjobëvënie. Procesi i hetimit dhe gjykimit tim është bërë nga persona të paafte apo mediokër, të marrë nga rruga dhe të urdhëruar për të vendosur sipas interesave të politikës.

Sa për ONM ajo shërben sa për fasadë për të fshehur padrejtësitë apo për të mbushur me propagandë procesin. Jeta vazhdon me shanse dhe perspektiva të reja.