Pasqyra e mallkuar e kapitenit të Titanikut

Një pasqyrë që besohet se është e pushtuar nga fantazma e kapitenit të Titanikut, pritet që të dalë në ankand. Pasqyra 110-vjeçare, sipas asaj që shkruan e përditshmja ”Mirror”, besohet se pushtohet 1 herë në vit Edward John Smith, i cili e la në shtëpinë e tij në Stoke-on-Trent, përpara se të nisej me anijen fatkeqe për të mos u kthyer më.

Një shërbëtoreje e kapitenit, Ethelwynne, iu ofrua që të merrte një send nga shtëpia e tij, kur anija u përplas me një ajsberg, më 14 prill të vitit 1912, si kujtim e pagesë.

E tmerruar, gruaja u tha familjarëve të saj se mund ta shihte fytyrën e kapitenit Smith çdo vit në këtë pasqyrë, sa herë që ishte përvjetori i fundosjes së Titanikut.

Pasqyra u trashëgua nga të afërm të Ethelwynne dhe më vonë u zbulua në një banesë të braktisur, përpara se të përfundonte në pronësi të David Smith, i cili e mbajti të mbyllur në një kasafortë për 5 vitet e fundit. Pasqyra pritet që të shitet më shumë se 10 mijë paund në ankandin që do të zhvillohet në Lichfield, Staffs, në dhjetor.