Norvegjia “dhuratë” Shqipërisë, Holanda kalon në raundin tjetër

Soccer Football - International Friendly - Iceland vs Norway - Laugardalsvollur Stadium, Reykjavik, Iceland - June 2, 2018 Norway's Alexander Sorloth celebrates scoring their third goal with teammates REUTERS/Hannibal Hanschke

Pas shiut ka diell dhe me këtë situatë po përballet edhe kombëtarja shqiptare.

Skuadra e drejtuar nga Christian Panucci e mbylli me turp fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, por kjo nuk i kushtoi pothuajse asgjë kuqezinjve, që edhe në sezonin e ardhshëm do të bëj pjesë në Divizionin C. “Dhurata” erdhi nga Norvegjia, e cila mposhti 0-2 në transfertë Qipron. Nordikëve i mjaftoi dopieta e Kamara për të mposhtur ishullorët, që ishin rival i kuqezinjve për një vend si skuadra e tretë e renditur më mirë në Divizionin C.

Pas kësaj fitoreje, Norvegjia ngjitet një ligë më lartë, në atë B, ndërkohë që Slovenia dhe Qipro përfundojnë një kategori më poshtë.

Fantastik 90 minutëshi i zhvilluar në “Gelsenkirchen”, me Holandën që arriti që brenda 5 minutave t’i merrte një pikë Gjermanisë dhe të siguronte fazën finale të turneut. Werner e Sane i dhanë avantazhin e dyfishtë “Pancerave” që në pjesën e parë, por fraksioni i dytë rezultoi fatal për Gjermaninë, që në minutën e 85-të dhe 91-të u befasuan nga portokallinjtë, që e shikojnë veten në fazën finale.

Maqedonia u ngjit në Divizionin C, pasi mposhti me poker golash, 4-0 Gjibraltarin. Bardhi hapi serinë e golave, ndërsa rrjetat e Nestorovski dy herë dhe Trajkovski në limitet e kohës së rregull i dhanë kreun maqedonasve.

Në Divizionin C ra dhe Sllovakia, e cila u mposht minimalisht 1-0 nga Rep. Çeke. Schick ishte autori i golit të vetëm për çekët, që shmangin rënien në një kategori më poshtë.

Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate: