Khloe Kardashian tregon linjat shtatë muaj pasi u bë nënë

Megjithëse jemi në muajt e ftohtë të vitit, Khloe Kardashian ka vendosur të pozojë me bikini dhe të nxjerrë në plan të parë trupin e saj.

Fotografitë e 34-vjeçares të publikuara në Instagram tregojnë figurën e saj, shtatë muaj pasi solli në jetë vajzën e saj nga lidhje me Tristan Thompson.

“Truri juaj është muskul, filloni ta trajnoni që të shihnin anën më pozitive të gjithçkaje. Mendimi pozitiv – ndenja pozitive”- ka shkruar bukuroshja në përshkrim.

Në njërën prej fotografive, Khloe shfaqet e shtrirë duke vënë në pah barkun e rrafshët, ndërsa në imazhet tjera tregon trupin në tërësi.
Fotografitë kanë marrë mbi 1.4 milionë pëlqime në Instagram, ndërsa fansat janë shfaqur të mahnitur me pamjen e saj. Khloe njoftoi se ishte shtatzënë në dhjetor të vitit 2017, kurse në muajin prill lindi vajzën True Thompson.

foto galeri

foto galeri

foto galeri