”I forti” që nuk i bindej Policisë, kush është Bektash Muka

Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë ka rënë në prangat e policisë malteze. 27-vjeçari i arrestuar në Maltë nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Në vitin 2016 ai përplasi makinën e tij tip BMË X6 për shkak të shpejtësisë pasi nuk iu bind urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Kjo pasi në rrugën” Sami Frashëri” shërbimet e policisë “Shqiponja” i kishin bërë me shenjë për të ndaluar mjetit. Atë kohë, Muka ishte në ndjekje për një sherr që kishte.

Muka nuk iu bind urdhrit të “Shqiponja-ve” për të ndaluar dhe vazhdoi rrugën me shpejtësi dhe si rezultat në rrugën “Prokop Mima” u përplas me një mur rrethues të një banese.

27-vjeçari me të njëjtën automjet, disa muaj më parë, përplasi furgonin e Policisë që përdorej nga “Shqiponjat”, të cilët edhe në atë rast përsëri i kishin bërë shenjë ndalimi.  Gjatë kontrollit në makinën e përplasur të Mukës, Policia gjeti një pistoletë.