Humbi ish-bashkëshorten para 3 ditësh, reperi i njohur emocionon me dedikimin

Ish-bashkëshortja e reperit të njohur P Diddy, u nda nga jeta para 3 ditësh. Modelja dhe aktorja e njohur Kim Porter u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angelos.

Edhe pse kanë kaluar tre ditë deri më sot P Diddy nuk kishte folur. Ai ka thyer heshtjen dhe ka bërë një dedikim rrëngjethës në Twitter për nënën e fëmijëve të tij, pasi edhe pse ishin ndarë ata kishin raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth, por e kam të pamundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty. Do përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq, ishim më shumë se shpirtra binjakë. Ishim një diçka tjetër. Më mungon”, -ka shkruar reperi përkrah një videoje të tij dhe Kim të publikuar në Instagram. Aktorja dhe reperi kanë qenë të martuar prej 13 vitesh dhe kanë së bashku 3 fëmijë.