Bebe Rexhës i vjedhin diçka me vlerë dhe është shumë e lënduar

Këngëtarja Bebe Rexha është shumë e mërzitur pasi i mungon diçka e veçantë.

Ajo ka zbuluar se varësja që mban emrin e saj i ka humbur në aeroport, ku dyshon se është vjedhur.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruajti: “Dikush më ka vjedhur varësen time “Bebe”, jam shumë e lënduar”.

Kemi vënë re që Bebe e heq shumë rrallë varësen pasi e konsideronte si diçka me të cilën identifikohej.

Nuk mungoi edhe kërkësa e saj për ndjekësit që mezi presin të kenë diçka nga Bebe.

“Nëse dikush e sheh varësen time duke u shitur në internet, ju lutem më lajmëroni. Mos e bleni atë”, shkruajti këngëtarja.