Babë e bijë plagosen me kaçavidë nga një djalë

Dy persona kanë mbetur të plagosur, gjatë një konflikti të ndodhur pasditen e djeshme.

Më konkretisht të plagosur kanë mbetur një vajzë e re, dhe babai i saj.

I dyshuari për ngjarjen është Fatjon Toska, 32 vjeç, banues në lagjen “Barikada”, Berat.

Ai akuzohet se në lagjen “Çlirim”, për motive të dobëta ka plagosur me kaçavidë R.D., 23 vjeçe dhe G.D., 53 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”, Berat.

Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Beratit, ku pas ndihmës së marrë ndodhen jashtë rrezikut.

Sakaq nga ana e policisë u bë arrestimi i 32-vjeçarit Toska, nën akuzën e veprës penale “Plagosje me dashje”. Paraprakisht mendohet se gjithçka ka ndodhur pasi i riu ka ngacmuar vajzën, por detajet nuk bëhen me dije.

Për hetime të tjera lidhur me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit.