Agron Llakaj: Të enjten estrada shqiptare në Parlament. Gjysma e deputetëve me diploma të vjedhura

Aktori i  humorit, Agron Llakaj është shprehur se  gjysma e politikanëve kanë diploma të vjedhura ndërsa e enjtja në Parlament është estrada shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora Neës, Llakaj shtoi se halabakllëku më i madh gjendet në Parlament.

Artisti nuk duhet të përdoret. Politikani është inferion përballë artistëve. Kush janë politikanët sot? Janë gjysma me diploma të vjedhura. Nuk kanë as nivelin më minimal të kulturës. E kam thënë që ditën e enjte është estrada shqiptare në Parlament. Ke halabakllëkun më të madh e gjen aty. Gjuhën më të ndyrë dhe më banale”, ka pohuar Llakaj.