VIDEO/ E rrallë në ndeshjen Jordani-Indi, portieri shënon nga 90 metra distancë

Ndeshja mes Jordanisë dhe Indisë ka dhuruar një spektakël të veçantë, ku pjesë e tij ishte edhe portieri Amer Shafi i cili shënoi një supergol nga 90 metra distancë.

Shafi e ka goditur topin fort nga porta e tij për tek ajo e kundërshtarit, ku fillimisht topi shihet se përfundon duke u grushtuar nga portieri mik që tentoi që ta ndalonte, por ishte e pamundur pasi topi tundi rrjetën duke i dhënë avantazhin kombëtares së tij në minutën e 24′.

Megjithatë, takimi përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Jordanisë, pasi si rrallëherë protagonisti me gol ishte Shafi. Për më tepër videoja nuk duhet humbur.