“Sulltaneshë Hyrem-it” i merr fund karriera, shkaku kjo VIDEO

Sipas medias turke ‘HaberTurk’ aktores së njohur turke Meryem  Uzerli’nin po i rrezikohet karriera.

Dhe shkak për këtë është bërë një video e aktores të postuar në Instagram nga vetë aktorja.

Në video shihet aktorja e cila është në një vaskë e mbuluar me shkumë ku po këndonte.

Siç dukej ajo e ka mbushur kupën pasi dhe herë të tjera aktorja është paralajmëruar nga kompania e saj e menaxhimit, për sjellet e saja në publik dhe tashmë është braktisur përfundimisht.

Për kujtesë aktorja e njohur Meryem  Uzerli’nin u bë e njohur për publikun shqiptar falë serialit turk ‘Sulltani i Madhërishëm’ në rolin e Sulltaneshë Hyremit që u transmetua në vendin tonë gjatë vitit 2011.