Legjenda e filmave kinezë fiton çmimet më të mëdha të Golden Horse

Një nga regjisorët më të mirënjohur në Kinë ka fituar të gjitha çmimet më të mëdha të Golden Horse të këtij viti.

55-vjetori i eventit të madh, i njohur ndryshe si Oskari kinez, u mbajt në kryeqytetin tajvanez, Taipei të shtunën.

Filmi i Zhang Yimou, ‘ Shadow’ mori në shtëpi çmimet më të mira. Ndërsa Yimou u vlerësua me çmimin “Regjisori më i mirë’.

Zhang, krijuesi i klasikëve si “Sorghum Red” dhe “Raise the Red Lantern”, mori për herë të parë në karrierën e tij çmim në Golden Horse.

“Kam bërë filma për 40 vite dhe ky është mominimi im i parë për Golden Horse. Dua të falenderoj jurinë për dhënien e çmimit,“-tha ai gjatë ceremonisë.

“Shadow” e udhëhoqi garën me 12 nominime, përfshirë “Filmin më të mirë”, por humbi çmimin e lakmuar të “An Elephant Sitting Still” që e mori Hu Bo, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 29 vjeçare në Pekin.

Hu gjithashtu fitoi “skenarin më të përshtatshëm” për filmin e tij të parë dhe të fundit.

“Dua të falënderoj jurinë dhe audiencën,”-tha nëna e tij pasi pranoi statujën.

“Dokumentari më i mirë” u fitua nga Fu Yue.