FOTO/ Nga Gatuzo tek Kandreva, ja arbëreshët e njohur të futbollit

Ka disa ditë që flitet se Kristian Panuçi po kërkon që të sjellë tek Kombëtarja një arbëresh që është lindur dhe luan në Argjentinë, ai është mbrojtësi Tomas Guidara.

Por kush janë arbëreshët më të njohur që kanë luajtur futboll?

E fillojmë me Xhenaro Gatuzon i cili momentalisht është trajner i Milanit, ai ka qenë një lojtar shumë i rëndësishm i skuadrës ‘kuqezi’ por edhe i kombëtares italiane.

Antonio Kandreva luan me ekipin e Interit dhe lojtar i kombëtares italiane.

Beniamino Abate, është babai i Ignacio Abate, ai ka qenë portier ku për katër vite ka luajtur edhe tek Inter edhe pse vetëm 12 ndeshje është aktivizuar.

Teksa i biri Ignacio ka pasur një karrierë më të mirë ku prej vitesh luan si titullar tek Milan, ku falë ndeshjeve të mira ka zhvilluar edhe 22 ndeshje me Kombëtaren italiane.

Xhuzepe Belushi kishte një shpërthim në vitin 2009 tek Katania ku i siguroi edhe ftesën për herë të parë nga kombëtarja shpresa e Italisë por nuk mund që të shkonte deri tek ekipi i parë. Ai momentalisht luan tek Palermo.

Mateo Muzakio, momentalisht është tek Milan nën urdhrat e Gatuzos dhe luan me Kombëtaren e Argjentinës.

Dario Benedeto është sulmues i Boca Juniors ku falë ndeshjeve të mira ka fituar edhe fanellën e Kombëtares së Argjentinës.

Daniel Kaliguri është futbollist i Schalkes.

Marko Kaliguri vëllai i Daniel ka luajtur në Gjermani më parë ku Mainz ka qenë ekipi më i njohur.

Tomas Guidara luan për Belgrano në Argjentinë, 22-vjeç, kërkohet nga Panuçi.

Stefano Fiore, Torino, Fiorentino, Lazio dhe shumë klube të tjera në Itali si dhe 38 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren azzurre.

Nikola Legrotalje, ish futbollist i Milan dhe Juventus me këta të fundit ka luajtur për më shumë se 8 vite, 16 ndeshje dhe një gol edhe për Italinë.