FOTO/ Aurela Gaçe kishte 25 vjet që i lutej, por në fund Eli Fara ‘e shiti’ brenda një minute

Dy mikeshat e ngushta prej më shumë se dy dekadash, Aurela Gaçe dhe Eli Fara, më në fund, realizuan bashkëpunimin e parë. U desh të mbërrinte 20-vjetori i Këngës Magjike që dy ikonat e muzikës, edhe pse në zhanre të ndryshme, të bashkonin forcat dhe të prezantonin një këngë të dyja. Vetëm një ditë më parë, një status i Aurela Gaçes, në llogarinë e saj në Instagram, konfirmoi atë që po përflitej prej pak kohësh – ato të dyja do konkurronin në Këngën Magjike me një bashkëpunim.

Image

LEXO EDHE:

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare, më pas dërgohet në Spitalin Psikiatrik

Megjithatë, përballë njëra-tjetrës, sot në Këngën Magjike, dy këngëtaret zbuluan indirekt edhe shkakun e kësaj vonese të gjatë të këtij bashkëpunimi. Në një lojë që stafi i Këngës Magjike u kishte përgatitur dy këngëtareve, Eli Fara zbuloi se ishte pikërisht ajo që e kishte refuzuar ftesën e mikeshës së saj. Në anën tjetër të receptorit të telefonit, pas të cilit, me gjasë ishte dikush që i kërkonte lejë Eli Farës për një bashkëpunim me Aurelën, ajo ia ktheu: “E di sa shumë punë më ke lehtësuar, se kam shumë koncerte për të mbajtur në Amerikë, mbaje nëse e do, më shpëtove…”

Image

E habitur me reagimin e beftë të Eli Farës, Aurela iu kthye duke i thënë: “Kam 25 vjet që të lutem dhe ti më shite për kaq pak?”

Image

Siç mund të kuptohet, e gjithë situata me humor ishte sajuar për të treguar natyrën e ndryshme të dy mikeshave të njohura dhe, pa dyshim, miqësinë e tyre disavjeçare, e cila, tashmë ka një ‘dokument’ më shumë për të qenë e pafundme./Class/

Image