Basha nga Berati: Banorët e Unazës së re, të traumatizuar nga pushteti

Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me qytetarët e Beratit.

Duke marrë fjalën në këtë takim, Basha ka folur në lidhje me situatën e rëndë të banorëve të Unazës së re.

Sipas Bashës, janë qindra banorë nga Berati që jetojnë tek Unaza e re, por qeveria kërkon tu shembë shtëpitë e bizneset e tyre.

‘Kam takuar qindra banorë të qytetit të Beratit, të zonave përreth.

Ata kanë ditë që nuk janë më të qetë, nuk rrinë më rehat. Fëmijët janë të traumatizuar, sepse një ditë të bukur në mëngjes, ata u zgjuan me shtëpi të lyera me bojë, që ky pushtet kërkon tua shembë.

Të gjitha ata banorë janë në proces legalizimi, por këtu nuk pyet njeri, këtu shkeljen të drejtat e njeriut me dy këmbët.

Në cilin vend shkelen të drejtat e njeriut? Ja në Shqipëri, pushteti nuk pyet, por shkel çdo ligj’, u shpreh Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.