“Astiri”, Manjani: Veliaj foli si komunistët, po ua merr pronat dhe pronarët po i shpall Kulakë

Për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani deklaratat e djeshme të kryebashkiakut Erion Veliaj lidhur me çështjen e banesave dhe lokaleve që do të prishen si pasojë e zbatimit të planit të zgjerimit të Unazës së Re është i ngjashëm me veprimet e para të Partisë Komuniste, e cila ua mori pronat, ndërsa vetë pronarët i shpalli “Kulakë”.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Sqarim

Kryetari i Bashkisë thotë se, lokalet që shërbejnë për biznes (qoftë dhe lloto) si dhe godinat me 8 kate, nuk meritojnë të shpronësohen!

Fiks siç thoshte Partia Komuniste, kur ju mori pronat pronarëve dhe i pronarët i shpalli Kulakë!

Në sistemin e sotëm Kushtetues (pavarësisht se ende në letër) çdo metër katror pasuri private, të cilën shteti e merr për një interes publik duhet ta shpronësojë!

Pra ta shpronësojë, jo kompensojë!

Bashkia/qeveria a kush dreqin po e bën këtë projekt do të duhet ti Shpronësojnë me çmimin e tregut çdo metër katror pasuri tek Unaza.

Kokërr më kokërr do ti paguajnë ato ndërtesa, pavarësisht nëse luhet lloto, shah apo shpijash në to. Pavarësisht sa kate janë ngritur mbi dhé, gjithashtu!

Ligjet thotë se vetëm pasi të shpronësohen pronarët, mundësohet fillimi i punês për realizimin e veprës publike.

Gjithashtu, ato ndërtesa janë tashmë të ligjshme, pavarësisht se ende s’u erdhi radha pronarëve të marrin lejet e legalizimit. Pronësinë mbi ato objekte jua ka njohur ligji, pavarësisht se administrada (pu)shtetore nuk ka arritur të formalizojë zbatin e tij.

Ndaj cirku populist që bën Kryetari i Bashkisë është kot. Xhiro bosh, e cila do paguhet me shtrenjtë nga taksapaguesit!

Do ti paguajë, siç janë paguar të gjitha të tjerat dhe shtrenjtë madje….

Ndaj bëjn mirë ti lenë përrallat populiste dhe të përgatisin faturën e shpronësimit dhe sipas proçedurave ti paguajnë të gjitha, kokërr më kokërr!

Ndryshe s’do t’u mbesë më asnjë kokërr…