Roja që po mbante kriminelin vritet nga policia, reperi i dhuron 150 mijë dollarë familjes

Kanye West është prekur nga historia e një roje sigurie në Chicago, i cili u vra nga policët pasi kapi një person të armatosur.

Reperi ka vendosur qëë të dhurojë 150 mijë dollarë për familjen e tij.

Kanye dëgjoi historinë e Jemel Roberson, i cili u qëllua nga policia pasi mbylli një burrë të dehur me armë dhe donte të bënte gjithçka që mundte për të pakësuar barrën e familjes së tij. Në një llogari të hapur në faqen e bamirësisë GoFundMe, familja Roberson kërkonte 10 mijë dollarë.

Jemel Roberson po punonte për sigurinë në Manny’s Blue Room Bar dhe rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës pati disa klientë të dehur që u nxorrën jashtë. Një prej tyre u kthye pas disa minutash me një armë dhe u dëgjuan disa të shtëna.

Roja e kapi të armatosurin derisa arriti policia. Sapo hyri në skenë polici i sigurisë, ai qëlloi Roberson duke e lënë të vdekur.