Policia jep detaje për aksidentin në Librazhd

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”.

Ka qenë një autobus që transportonte nxënës që është përplasur me një autoveturë me targa AA 352 OK.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 22-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Njoftimi i policisë për aksidentin

Më datë 17.11.2018, rreth orës 20:30, në aksin rrugorë Elbasan- Librazhd , në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA 121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip “Honda” , me targa AA352 CK me drejtues shtetasin G.P.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit Honda shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore

Nga përplasja nga pasagjerët e autobuzit nuk është lënduar

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.